Historia e Robertës nuk është vetëm historia e një nënë që po përpiqet të sjellë fëmijët e saj në shtëpi. Është historia e prindërve që vijnë nga një e kaluar e vështirë dhe po përpiqen të rindërtojnë enigmën e jetës së tyre.

Roberta është sot 32 vjeç. Ajo ishte 24 vjeç kur shërbimet sociale të Komunës së Torinos i morën 3 fëmijët e saj, Riccardo, Maria dhe Ginerva. “Shkova t’i marr në shkollë dhe nuk i gjeta, ata m’i kishin marrë”, ka rrëfyer Roberta për Il Gioranle.it.

Roberta dhe fëmijët kanë jetuar për disa kohë në një komunitet për nëna me fëmijë në një provincë të Torinos. “Kur zbulova se ish-burri im drogohej, iu kërkova ndihmë punonjësve socialë, të cilët më pas na dërguan në komunitet”, ka treguar Roberta.

Ajo që presupozohej të ishte si mënyra e duhur për të mbrojtur familjen, rezultoi shkaku që ata të mos ishin më bashkë. Roberta përfundoi në mes të rrugës, ndërsa fëmijët u dërguan në komunitete të ndryshme për të mitur.

Situata zhbllokohet në vitin 2014. Maria dhe Ginerva i janë besuar tezes, ku janë akoma edhe sot, por historia e Rikardos është më e ndërlikuar. Vogëlushi iu besua gjyshes e cila hoqi dorë prej tij pas pak kohësh.

Në vitin 2016 Rikardo ishte 10 vjeç. Pasi u refuzua nga gjyshja e tij iu besua një çifti homoseksual. “Ata thonë se duan të mirën e djalit tim, por a ka ndonjë fëmijë që nuk do të donte të rritet me nënën dhe babain”, ka rrëfyer Roberta.

Avokatja Simona Donati e cila së bashku me kolegun e saj Silvio Delfino po ndjek çështjen e Robertës, sqaron se “ndryshe nga birësimet nuk ka asnjë dispozitë që ndalon edukimin e një fëmijë nga një çift homoseksual, madje as që e lejon atë”.

Ligji 184 i vitit 1983 përcakton se “ i mituri që privohet përkohësisht nga një mjedis familjar, i besohet një familje, mundësisht me fëmijë të mitur, ose një personi të vetëm, të aftë të sigurojë mirëmbajtjen, arsimimin, edukimin dhe marrëdhënien afektive që i duhet”. Shkurt, për çështjet e kujdestarisë legjislacioni krijon një rrugë të shpejtë për familjet tradicionale dhe nuk ka asnjë referencë për sindikatat civile.

Siç u zbulua nga këshilltari rajonal i “Fratelli d’Italia”, Maurizio Marrone, “për të menaxhuar kujdestarinë e të miturve nga çiftet homoseksuale është një punonjës social i komunës i cili i përket komunitetit LGBT”. Sipas mediave italiane këtu kemi të bëjmë me një konflikt të hapur interesi që mesa duket nuk i shqetëson autoritetet. Për më tepër në janar të vitit 2017 punonjësi i komunës, aktivist i LGBT mori pjesë në një takim publik “për të reflektuar mbi kujdestarinë e të miturve nga homoseksualët”.

Në mesin e dëshmive është edhe ajo e dy prindërve homoseksualë me të cilët jeton djali i Robertës. E gjitha kjo nën patronazhin e administratës.

“Pyesim veten nëse familjet e varfëra në Torino janë shndërruar në park safari për çiftet e pasur homoseksualë që kërkojnë të birësojnë fëmijë”, ka deklaruar Marrone.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz