Shaqiri pranë lamtumirës me Liverpool

E ardhmja e Xherdan Shaqirit është gjithnjë e më larg Liverpoolit.

Aktualisht futbollisti me origjinë shqiptare është i dëmtuar por edhe kur të rikuperohet plotësisht vështirë se Shaqiri do të gjejë hapësira te skuadra e Klopp

Për këtë arsye ish-lojtari i Bayernit dhe Interit po mendon seriozisht largimin nga The Reds në merkaton e janarit.

Shaqiri do të kërkojë të transferohet te një skuadër ku mund të luajë në vazhdimësi në mënyrë që të grumbullohet edhe në Euro 2020 nga përfaqësuesja zvicerane.