Ditën e djeshme, në rrjet u përhap një screenshot i një komenti të Selena Gomez në foton modeles Bella Hadid.

Teksa të gjithë po mendonim se mes vajzave situata po qetësohej për t’i lënë vend paqes, Bella na e bëri të ditur se s’ka ndërmend të bëjë diçka të tillë.

Ajo e fshiu postimin ku Selena i komentoi dhe kaq u desh që fansat e Selena-s të bënin namin!

Në faqet e tyre, fansat u shprehën se Selena thjesht po përpiqet të mbështesë femrat, ndërsa këngëtarja s’ka duruar pa reaguar në postim.

Duket se Selena-s nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë, ndaj shkruan “Oh, mos!”

Kujtojmë se tensioni mes tyre ka nisur për shkak të këngëtarit “The Weeknd”, me të cilin të dyja kanë qenë të lidhura.

Mirëpo, tashmë edhe mikesha e Bella-s, Hailey Baldwin, është martuar me ish-in e Selena-s, Justin Bieber, ndaj është pak e vështirë që vajzat të bëjnë sikur s’ka ndodhur asgjë!

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz