Shpallje

Ish-sulmuesi i Interit, Milanit dhe Romës, Antonio Cassano i intervistuar nga “Repubblica”, foli për një sere temash.

Kursi për drejtor sportiv? “Unë sapo e mbarova atë kurs. Më i miri që dëgjova ishte Walter Sabatini, më kompetenti. Nëse do të kishte qetësinë e Ausilios, ai do të ishte drejtori ideal sportiv”.

Lufta për titull? “Unë mendoj se e fiton Interi kampionatin. Më kujton Juventusin e vitit të parë të Contes. Unë isha te Milani, kur humbëm kampionatin ndaj Juves. Nëse bardhezinjtë gabojnë, duke lënë disa pikë në rrugë, Interi do ta sulmojë dhe do ta godasë”.

Juventusi për Champions? “Sigurisht, Juventusi aktual ka dy ekipe dhe mbetet i fortë dhe shumë i plotë. Mund ta shihni një milje larg, që është programuar të synojë të fitojë Ligën e Kampionëve”.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz