Shpallje

Më 27 janar 2020 do mbahet eventi i përvitshëm i çmimeve Grammy dhe këtë herë do ketë një rëndësi më të madhe për ne shqiptarët.

Këngëtarja e famshme Bebe Rexha është zgjedhur që të prezantojë nominimet e eventit më prestigjoz për artistët.

Ajo ka njoftuar me anë të një postimi në ‘Instagram’ se krah saj do të jetë edhe këngëtarja Alicia Keys dhe shton se mezi po e pret eventin.

Nominimet pritet që të shfaqen nesër dhe çmimet e mëdha do të jepen vitin tjetër.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz