Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për median prestigjioze gjermane “Der Spiegel” ka deklaruar se Minishengeni Ballkanik  “është projekti më i mirë i 30 viteve të fundit”.

Kjo lëvizje e re është përballur me kritika të forta, ku shumë figura kanë sulmuar edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. I pyetur se a do të bëhet Kosova pjesë e kësaj sfere, Presidenti i Serbisë u përgjigj me fjalët “ Kosovarët nuk dinë se çfarë duan”.

Gjithashtu ai nuk kaloi pa komentuar mbi kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin, për të cilin theksoi se ka të ngjarë të bëhet udhëheqësi i Shqipërisë së Madhe.

Albin Kurti ka të ngjarë se është udhëheqësi i tyre i radhës, kjo tingëllon sikur dëshiron të bëhet udhëheqës i Shqipërisë së Madhe. Kosova e sheh veten si shtet, por ne s’e shohim të tillë”-shtoi Vuçiç, ndërsa la mundësinë e hapur për arritjen  e një kompromisi me Kosovën.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz