Shpallje

Letizia Battaglia ishte e bindur që do të vritej, ose më keq. Ajo i dinte më mirë se shumëkush shumicën e mënyrave të tmerrshme me të cilat janë dhunuar viktimat e mafias.

“Më kërcënuan me vdekje përmes thirrjeve telefonike dhe letrave anonime”, ka deklaruar Letizia. Por ajo vazhdoi, për 20 vite dokumentoi përmes fotografisë krimet më të tmerrshme të mafies. Disa nga imazhet e fotografes janë përdorur si prova në seancat gjyqësore.

Ajo tashmë është 84 vjeç. E para grua italiane fotografe e gazetave është subjekt i një filmi të ri dokumentar nga regjisori Kim Longinotto, i quajtur “Të fofografosh mafian”. “Vrasja jote e parë, nuk të lë kurrë”, shprehet Battaglia para kamerave, duke kujtuar trupin e parë të vdekur vetëm tri ditë pasi nisi punën në një gazetë në Palermo.

Ajo kujton pamjet, erën dhe tronditjen që ndjeu kur ndodhej para kufomës. Ajo që nuk dinte asokohe ishte fakti se ky trup ishte vetëm një nga qindra viktima, fillimi i “një arkivi gjaku”. Kufomat pa jetë apo vuajtjet në fytyrat e familjarëve, Battaglia i dokumentoi të gjitha.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz