Shpallje

Shkrimtari 22 vjecar Fejzë Demiri, dita-ditës po vazhdon duke bërë emër në letërsi. Djaloshi nga Gjakova, me shkrimet e tij tashmë ka kaluar kufijtë shqiptarë. Krijuesi Demiri, edhe pse i ri në moshë ka arritur një bagazh të madh letrar. Veçantia e Demirit qëndron në shkrime të thella që kanë një mendim tejet të arrirë dhe filozofik. 

Veprat e tij janë udhërrëfyes për breza të tërë se si duhet të veprojmë kur gjendemi në udhëkryqet e jetës. Poet dhe shkrimtarë nga vendi dhe bota kanë fjalë tepër premtuese për Demirin, si një i ri që po ec gradualisht por sigurt drejt majave të suksesit. Me punën e tij inventive krijuesi Fejzë Demiri, vazhdon të jetë shembull për gjenerata të tëra se si duhet punuar me ngulm drejt asaj që synojmë dhe dëshirojmë të arrijmë. 

Deri më sot Fejzë Demiri, ka botuar shtatë vepra letrare. E ka në dorëshkrim librin e tetë në radhë që së shpejti pritet të botohet dhe t’i ofrohet lexuesve. Është përkthyer në Itali, Amerikë, Meksikë, Peru dhe tani për të tretën herë radhazi përkthehet në Spanjë.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz