Kushdo që ka arrdhur në krye të Tiranës, është zotuar për zero ndërtime. Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, në fushatën e tij premtoi se në Tiranë nuk do të derdhet më beton.

Por situata është komplet ndryshe. Tirana nuk ndalon së ndërtuari pa kriter duke shkatërruar çdo plan urabanistik.

Kullat dhe pallatet nuk kanë të mbaruar nga ndërtimet. Por jo vetëm kaq, por firmat e ndërtimit apo të skelave tregohen totalisht të papërgjegjsme.

Ato qarkullojnë me mjete të rënda në mes të ditës në rrugët më të populluara të Tiranës duke transportuar materialet e ndërtimit.

Këto foto, janë dërguar sot në redaksinë e Gazeta-Ora, ku qytetari denoncon shkeljet e firmave private.

Ky kamion po transporton skelat e ndërtimit dhe nuk ka marrë asnjë masë dhe nuk respekton asnjë sinjalistikë.

Ndërkohë që skelat duhet të ishin të lidhura dhe të mbuluara, kamioni i transporton të hapura duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Sipas ekspertëve kjo shkelje është burim aksidentesh, por mesa duket vrulli i ndërtimeve nuk jep kohë as që të merren masat mbrojtëse.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz