Shpallje

Sikur të mos mjaftonte vendi i fundit në Serie A , pas humbjes së 5-të radhazi tek Brescia ka edhe një çështje Balotelli.

Për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar presidenti i Brescias, Massimo Cellino i cili në një intervistë nga zyrat e Lega Calcios ka bërë një batutë aspak të hijshme duke e ekzagjeruar disi.

Sulmuesi, ka pasur mosmarrëveshje me trajnerin e ri Fabio Groso, i cili vendosi të mos e grumbullonte për sfidën me Romën. Ndërkohë, tashmë kjo deklaratë e presidentit mund t’i ndërlikojë edhe më shumë situatat e sulmuesit brenda klubit të Brescias.

Çfarë po ndodh me Balotelin? “ Është i zi dhe po punon për t’u spastruar, por ka shumë vështirësi. E kam nënshkruar sepse e konsideroja një vlerë të shtuar, por duhet të japë përgjigje në fushë. Jo në rrjetet sociale. Por nuk pretendoj se është ai shpëtimtari i Brescias, madje më shumë mund ta ndihmojmë ne atë, sesa ai ne”, u shpreh Cellino.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz