Shpallje

Tërmeti i sotëm me epiqendër në Durrës ka qenë tragjik për shumë familje shqiptare.

Lëkundja e fuqishme prej 6.4 ballë ka tronditur vendin dhe të shumta kanë qenë reagimet nga shumë personazhe të famshëm.

Edhe Dua Lipa ka shkruar pak fjalë për të treguar mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë.

Nëpërmjet një postimi në Instastory këngëtarja shkruan:

“E shkatërruar pas këtij lajmi të tmerrshëm. Zemra dhe lutjet e mia janë me njerëzit e Shqipërisë. Ju dërgoj gjithë dashurinë time nē këto kohë të vështira”.

Tërmeti ka shkaktuar disa viktima dhe dëme të shumta materiale deri tani raportohen 16 të vdekur.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz