Shpallje

Dëmtimet që shkaktoi tërmeti i fuqishëm në Shqipëri ka bërë që shumë njerëz dhe shoqata të organizohen për të dhënë kontributin e tyre.

Reperi i njohur Mozzik në bashkëpunim me organizatën Fundjavë Ndryshe kanë arritur të mbledhin plot 1 milionë dollarë.

Këtë e ka bërë të ditur reperi përmes një postimi në ‘Instagram’ ku shkruan:

“Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku! Arritëm 1 milion dollarë para së bashku, për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri. O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu kisha parë, lus Zotin të jemi gjithmonë kështu në këtë ritëm!

Fshehurazi po më rrjedhin lotët, lot dhimbje për humbjen e viktimave, për trishtimin që e panë sytë e njerëzve… e ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi, po ma zbërthen fjalën ‘Bashkë ia dalim’. Jeta ka sprova të shumta, çdo ditë e kemi sfidë, të qëndrojmë bashkë në diell e në shira! Zoti është më i madhi, e vetëm te ai ndihmë kërkojmë!Faleminderit të gjithëve! Vazhdojmë tutje !”

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz