107 vjetori i Pavarësisë/ BE: Jemi më pranë se kurrë shqiptarëve

Bashkimi Evropian ka uruar 107-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, një përvjetor i zi ky për popullin shqiptar, i cili u trondit nga tërmeti apokaliptik me magnitudë 6.4.

Në një mesazh në “Facebook”, BE shkruan se sot është pranë popullit shqiptar më shumë se kurrë, dhe mendimet e tyre shkojnë më së shumti për ata që janë goditur nga fatkeqësia.

“Sot, në Ditën e Pavarësisë, mendimet tona janë për popullin shqiptar, dhe në veçanti për ata që janë goditur nga fatkeqësia dhe familjet e tyre. Bashkimi Evropian, më shumë së kurrë, i qëndron pranë popullit shqiptar. #BEpërShqipërinë 🇪🇺🇦🇱”, thuhet në njoftimin e BE.