Dhimbje pafund, katër anëtarët e familjes Reçi përcillen sot për në banesë të fundit

Katër pjesëtarë të familjes Reçi me origjinë nga Mirdita humbën jetën tragjikisht nën rrënoja si pasojë e tërmetit shkatërrimtar , i cili përpiu shumë jetë njerëzish në Thumanë dhe Durrës.

Babai Eduard Reçi, 54 vjeç, nëna Dolora Reçi, 49 vjeç, vajza Kristi Reçi, 25 vjeç, dhe djali Klaus Reçi, 21 vjeç do përcillen  sot për në banesën e fundit. Për vajzën Kristi Reçi kishte reagime të shumta nga miqtë dhe të afërmit, ndërsa ajo studionte për Mjekësi.

Për të renë e ndjerë mesazh prekës postoi edhe Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama.