Tërmeti 5.1 ballë, sizmiologu: Paslëkundje, s’ka vend për panik

Sizmiologu Rexhep Koçi thotë se edhe tërmeti i sotëm 5.1 ballë, njësoj si ai i pasdites së djeshme 5.3 i shkallës rihter, janë proces normal.

Sipas tij, goditjet janë pasojë e tërmetit të fuqishëm që u regjistrua të martën në orën 03:54 minuta, me magnitudë 6.4 ballë i shkallës rihter.

“Tre tërmete kemi të kësaj ngjarje, pra 5.5, 5.3 dhe sot 5.1. Është një proces normal, janë paslëkundje. Vërtetë që shkaktojnë panik, por ne mendojmë se paslëkundjet do vijnë në ulje. Tirana nuk ka rrezik, intensiteti i këtyre ngjarjeve do vijë në ulje”, tha ai.