Shpallje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhej në spitalin e Durrësit pas raportimeve të dëmtimeve nga tërmeti.

Në një komunikim për gazetarët, Basha u shpreh se situata paraqitet stabël dhe puna mund të vazhdojë.

“Gjendja paraqitet stabël. Sipas ekspertëve mund të vazhdojë punën. Unë shpreh mirënjohjen time, mbështetjen totale për personelin, nga drejtuesi i spitalit, tek mjeket, infermierët”,  tha Basha.  

Ai shprehu edhe njëherë mbështetjen për të gjithë familjarët e prekur nga tërmeti, ndërsa tha se në raste të tilla kemi treguar që jemi një familje e madhe.

“Kemi treguar se në raste të tilla dimë të sillemi, jemi një familje e madhe pranë njëri-tjetrit. Prandaj jemi këtu për të qëndruar sa më parën me çfarëdo lloj ndihme”, tha Lulzim Basha.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz