Shpallje

Mes dhimbjes së madhe dhe lotëve, në Thumanë po bëhen nderimet e fundit në kujtim të dhjetra personave që humbën jetën nga shembja e tre pallateve, nga tërmeti i fortë që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Sot do të bëhet varrimi i dy familjeve, asaj Cara dhe Greku të cilët u zunë poshtë nga rrënojat e pallateve. Familja Cara është një nga më të prekurat e kësaj fatkeqësie, pasi 6 anëtarë të kësaj familje kanë gjetur vdekjen në gërmadhat e pallateve të shembura. Homazhet po bëhen nën një çadër pranë një godine që njihet edhe si teatri i Thumanës. Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe kryeministri Rama, ministri brendshëm Sander Lleshaj dhe ish ministrja e arsimit, Lindita Nikolla.  Ndërkohë që kanë qenë të shumtë të pranishmit në homazhe, familjarët, shokë, miq, të afërm por edhe të panjohur që janë prekur nga kjo tragjedi.

Ndërkohë familjarët kanë nisur edhe vajtimin e viktimave, që kanë krijuar një situatë akoma më të trishtë pranë çadrave ku janë strehuar të prekurit nga tërmeti. Në ktë ceremoni mortore kanë ardhur shumë të afërt të cilët me lule në duar dhe me lot në sy shohin për herë të fundit arkmortet e familjarëve të tyre.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz