Shpallje

Kashari është një nga zonat e prekura nga tërmeti i fuqishëm i datës 26 nëntor, zonë në të cilën shumë banesa janë shpallur të pabanueshme. Ina Zhupa, është takuar ditën e sotme së bashku me sekretarin organizativ të Partisë Demokratike Shkelzen Baci me banorët e zonës, ku raporton dhjetëra dëme. 

POSTIMI:

Sot ne Kashar, bashke me sekretarin organizativ Shkelzen Baci, takuam banoret e prekur nga termeti i 26 nentorit. Aty ishin 6 pallate qe nuk mund te banohej, edhe dhjetra shtepi private te pabanueshme, me demtime te renda. Rreth 45 familja kishin problem se ku do kalonin naten, qe ende institucionet nuk ju ishin pergjigjur.

Ne diten e 5 pas termetit, banoret e njesise 13 ende nuk e dinin a mund te jetohej apo jo ne banesat e tyre? Ku do te shkonin? Cfare do ofronte shteti per ta? Netet i kalonin ne cadra, ose ne makina duke u lutur qe nje termet i ri mos shkaterronte gjithcka qe kishin ngritur me djerse.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz