Shpallje

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha dhe presidenti  Ilir Meta vizituan sot  të prekurit nga tërmeti në fshatin Bizë  në Ishëm.

Pavarësisht momenteve të panikut që kaluan dhe po kalojnë këta banorë, fëmijët e tyre ishin organizuar për të mikpritur këngëtaren me origjinë shqiptare, ndërsa e surprizuan atë me një këngë. Bebe Rexha ka dëgjuar më shumë kenaqësi këngën e vogëlushëve ‘Ja na erdhi Viti i Ri’, ndërsa iu ka shpërndarë më pas atyre lëpirëse dhe çokollata.

Bebe Rexha u nis në këtë iniciativë solidariteti së bashku me babanë e saj, ndërsa ajo shoqërohej dhe nga vajza e vogël e Metës, Era, më të cilën ka një lidhje të veçantë.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz