Shpallje

Inxhinieri Shkëlqim Beqo ka folur për News24 rreth siuatës së krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit, që la pas mijëra dëme dhe mori 51 jetë njerëzish.

Ai tha se pas inspektimeve që ka kryer në terren rezulton se 80 për qind e objekteve janë të riparueshme dhe nuk ka nevojë për panik të shtuar tek qytetarët.

Mes të tjerash ai shtoi se strukturat shtetërore janë të vonuara përballë nevojës së madhe të qytetarëve. Sipas tij, puna në terren duhet të kishte filluar me kohë dhe grupet inxhinierike të thirreshin me urgjencë nga strukturat shtetërore, që të bënin matjet dhe  koordinimin e punës.

Pjesë nga intervista:

“Kam qenë në terren çdo minutë. Dëmet janë të konsiderueshme, jo pa zgjidhje dhe jo kaq dramatike sa paraqitet situata. Unë mendoj kështu: E para duhet të bëhej  angazhimi i inxhinierëve që janë në treg dha ata që janë në pension.  Të thirret e gjithë rezerva inxhinierike që ne kemi. Unë kam studio të projektimit dhe nuk po ja dal me miq dhe me shokë tek objektet që kemi inspektuar ne. Nuk kam pasur probleme në objektet e mia.

Cilat zonat keni inspektuar?

Kam inspektuar Shijakun, Kavajën, zonën te Pishat e Buta, Kavajën, Qerretin dhe kam konstatuar se dëmet 80 për qind janë të riparueshme. Çdo inxhinier duhet për t’i dhënë përvojën më të rinjve: për këtë defekt duhet të veprosh kështu.

Çfarë të përbashkëta keni gjetur mes dy tërmeteve, ai i ’79 dhe i 26 nëntorit?

Sa i përket çarjeve në mure është i njëjti fenomen, por në atë kohë bëmë inspektimet e mundshme.  Në ’79 është bërë shumë bukur. Grupet e punës filluan nga më e kollajta. Riparoje dhe të hyjnë njerëzit brenda. Jemi të vonuar në ndërhyrje. Duhet të thirren të gjithë specialistët shqiptarë, që në vend që të punojnë për 5 lekë në Mal të Zi të kthehen këtu. E para duhet bërë një broshurë udhëzuese nga A-ZH-ja. Banesat janë ndërtuar me atë që thotë populli “shto ujë e shto miell”. Ti menjëherë duhet të ngresh ekipet e bashkive dhe prandaj them se duhet të shoqërohet me inxhinierë sepse ka shumë specialistë shqiptarë, dhe jo të rrinë e të shesin fara luledielli dhe të papunë. Këtu duhet të merret dhe të bëhet vlerësimi.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz