Apple thotë që humbet më shumë para sesa fiton me riparimin e paisjeve të klientëve si iPhone dhe Macbook.  

Kompania Apple zakonisht kërkon më shumë sesa dyqanet jo zyrtare për rregullimin e ekraneve të prishura , megjithëse thotë se klientët e tyre janë “të lirë të zgjedhin dyqane të tjera për riparime”.

Në përgjigje të pyetjes se sa mbledh kompania nga shërbimet e saj të riparimit, Apple tha “Çdo vit, që nga viti 2009, kostot e ofrimit të shërbimeve të riparimit kanë tejkaluar të ardhurat e krijuara nga marrëveshjet”.

Aktualisht në SHBA, kompania ngarkon 329 dollarë amerikanë për të zëvendësuar ekranin e iPhone 11 Pro Max, dhe deri në 599 dollarë për riparime të tjera të asaj paisjeje, nëse garancia është skaduar ose klienti nuk ka fituar planin e mbrojtjes AppleCare +.

Për ekranin e ri të një iPhone 8 + kostoja është 169 dollarë amerikanë.

Çmimet në dyqanet e tjera jo zyrtare ndryshojnë, por në përgjithësi është mëse e dukshme se janë më të ulta se ato zyrtare. 

BBC gjeti shitës të tjerë që e zëvendësonin ekranin e iPhone 8 për vetëm 65 dollarë. 

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz