Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook,  pas fyerjeve që Rama ka bërë ndaj mediave. Vasili i ka bërë thirrje mediave të bojkotojnë kryeministrin Rama, pas kërcënimit që ai bëri.

Postimi i plotë:

Gazetare terreni, kryeredaktore analiste,njerez te medias bojkotojeni,refuzojeni,perbuzeni Edi Ramen, qe ju quan Qenefe!!

Asnje interes ekonomik s’mund te vendoset mbi krenarine dhe identitetin personal dhe profesional te asnje punonjesi te medias.

Vazhdimi i pasqyrimit te ketij individi te pagdhendur,ofendues dhe agresiv eshte perdhosje e pavaresise se medias.

Dita e krenarise pa kompromis per punen e mundimshme dhe plot sakrifica, qe beni ka ardhur!

Boll më poshterimit tuaj per ca leke qeveritare qe vijne ere te qelbur.

Ja si guxon te ofendoje te gjithe median shqiptare dhe kosovare lexojeni ç’thote kryeministri sot per median:

“Ju përgjërohem sa më pak televizor, hiç portale dhe qenefe dixhitale mundësisht. Ndjesë për gjuhën, të keqen e qenefit në fakt. Por për fat të keq njësoj janë dhe mediat e Kosovës. Mirë pra, përqafime të gjithëve se çfarë nuk të vret të bën më të fortë. Lavdia më e madhe është të ringrihesh sa herë që rrëzohesh, ma besoni. E ndiej shumë fort këtë. Shqipëria do të ngrihet më e fortë”, përfundoi kryeministri.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz