Studentët nuk pushojnë, organizohen vullnetarisht

Pavarsisht se është pezulluar mësimi në Universitet në rang kombëtar studentët nuk largohen për në shtëpitë e tyre, por organizohen në mënyrë vullnetare në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. 80 studenë të Durrësit janë angazhuar duke u koordinuar dhe shpërndarë në pikat kyçe ku nevoja është emergjente.

Këtë e ka shprehur edhe drejtori i shërbimeve në Universitetin e Durrësit Xhaferr Rakipllari: “Që prej ditës së parë pas goditjeve të tërmetit  jëmi anagazhuar me një ekip vullnetarësh nga universiteti i e Durrësit  80 studentë të Durrësit të cilët janë shperdarë në pikat kyce ku kanë pasur nevojë qyetarët për ndërhyrje emergjente, për të asistuar me shërbimet sa i përket regjistrimit të emrave të pastrehë, por edhe me shërbime të tjera”.

Gjithashtu edhe Fakulteti i Shkencave Sociale është shprehur se ofron gjithë komtributin vullnetar të studenëve pranë këtij fakulteti.

Sot Fakulteti i Shkencave Sociale ka filluar angazhimin vullnetar të studentëve në ndihmë të fëmijëve të prekur nga tërmeti.