Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka vizituar 120 banorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës, që janë strehuar nga banorët e Unazës së Re. Basha ka bashkëbiseduar me banorët duke e quajtur këtë tërmet si “tërmet shtetëror”.  Bashkëbisedimin Kryetari i PD-së e ka filluar me dy fëmijë të vegjël që po shifnin një film vizatimor.

Situata tregoi se fëmijët po i riktheheshin normalitetit falë kushteve që iu ishin afruar me buraji nga familjet që vetë rrezikohen të dëbohen nga zona.

Më pas Basha bisedoi dhe me një nënë të moshuar, e cila përçmoi një mesazh të fortë tek brezat e rinj.

Pjesë nga biseda:

Basha: Këta janë njerëz që kanë vuajtur nga një tjetër tërmet nga tërmeti i shtetit, por megjithatë kanë hapur zemrat e tyre.

E moshuara: Unë jam një moshë e vjetër dhe e kam shumë të vështirë të largohem nga vendi im. Kemi ndërtuar Shqipërinë. Kemi punuar nëpër ara. Ky brez që vjen, duhet të ndërtojë Shqipërinë dhe të mos largohet nga Shqipëria. Edhe sikur të vdes nuk jam pishman.

Basha:  Do jetosh dhe ne do dalim nga kjo situatë. Të rrosh e të kesh shëndet dhe ta kalojmë bashkë si një familje e madhe. Ju keni qenë në terror për një vit.

LIVE – Me banorët e Unazës së Re të cilët kanë strehuar 120 persona të prekur nga tërmeti

LIVE – Me banorët e Unazës së Re të cilët kanë strehuar 120 persona të prekur nga tërmeti

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 4 décembre 2019
SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz