Zbardhet vjedhja e ndodhur në 6 nëntor të këtij viti në Kamëz, ku u vodhën në banesën e XH.Q 2 milionë lekë të reja.

Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar  “Cousins” ka vënë në pranga një 25-vjeçar me iniciale A.Q., banues në Kamëz, kushëri i pronarit të banesës së vjedhur, si dhe janë vënë në hetim në gjendje të lirë dy të miturit G. Q., 15 vjeç,  dhe A. Q., 14 vjeçe, banuese në Kamëz.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera ka rezultuar se në datë 11 nëntor 2016, këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh. Q., ku kanë marrë 2 milionë lekë të reja.”- njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një shtetas dhe dy të tjerë procedohen në gjëndje të lirë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, finalizuan me metoda proaktive operacionin policor të koduar “Cousins” në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

– A. Q., 25 vjeç, banues në Kamëz (kushëri i pronarit të banesës së vjedhur, shtetasit Xh. Q.,).

Si dhe u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit:

– G. Q., 15 vjeç,  dhe A. Q., 14 vjeçe, banuese në Kamëz

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera ka rezultuar se në datë 11 nëntor 2016, këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh. Q., ku kanë marrë 2 milionë lekë të reja.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz