Ish-zv.kryeministri dhe inxhinieri elektrik Bashkim Kopliku ka sulmuar inxhinieren Luljeta Bozo, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik pas pasojave që la tërmeti i 26 nëntorit.

Përmes një postimi në Facebook, ai i drejtohet Bozos duke i thënë që i vetmi pallat që ka shembur tërmeti është pallati i saj.

Sipas Koplikut, asnjë banesë e ndërtuar ‘nga italianët’, para periudhës së profesoreshës, nuk ka luajtur vendit.

Profesoreshë, i vetmi pallat që shkatërroi tërmeti, është “yti”, u shpreh Bashkim kopliku.

Znj. Bozo, profesoresha e konstrusioneve të ndërtimi, e kohës së komunizmit shqiptar, mbrojti ndërtimet e periudhës komuniste, dhe shau ndërtimet e periudhës postkomuniste.

E ka gabim, e respektuara profesoreshë!

Në bulevardin e Durrësit, e vetmja ndërtesë që e këputi tërmeti, është e “profesoreshës”, pallati i viteve 80, karshi Foto Palushit.

Nga ana tjetër, asnjë nga ndërtesat e ndërtuara “nga italianë”, para periudhës tënde, profesoreshë, nuk ka luajtur vendit!

Po vazhdoj edhe pak:

Nuk ka kufizime teknike të ndërtosh në një truall që ka qenë kënetë, profesoreshë! Natyrisht duhet të përdoren zgjidhje konstruktive të përshtatshme për atë lloj trualli. Natyrisht, kostot e ndërtimit rriten.

Pra, zonja inxhiniere e keni gabim, ai, ndalimi i ndërtimit në ish-kënetën e Durrësit, ka qenë një vendim i qeverisë komuniste, i marrë në kontekstin e një shteti tejet të centralizuar, me çmime trualli etj. të vendosur mbi baza absurde, të komisionit të planit të shtetit, një institucion që caktonte çmimet për çdo gjë e kudo në Shqipërinë komuniste; pra çmimet, ndërtimi edhe i truallit etj., nuk caktoheshin nga tregu, gjë që kushtëzonte edhe zgjidhje tekniko-ekonomike krejtësisht anti-ekonomike, anti-teknike, anti-shkencore dhe antinjerëzore.

Sa thashë është konkluzioni i iniciuar nga një konsulte me një grup konstruktorësh italianë në vitin 1991, kur unë isha kryetari i Bashkisë Durrës (kryetari i komitetit ekzekutiv).

Pastaj është përforcuar vitoasviti, nga fakti se, në botë, ndërtohet tashmë kudo, dhe gradacela në rërë e kudo…..

Keni anësi politike, zonjë, e megjithatë, e përsëris, ju respektoj, por mendoj ndryshe….

Jeni një nostalgjike tipike e brezit të teknicienëve demode të Shqipërisë para 1990, kur edhe teknika vuante izolimin nga Bota, nga përparimet inxhinierike të botës.

Edhe lavdatat që i thurni, ju, zbatimit të rregullave dhe standardeve në regjimin komunist, është i pasaktë: “zbatimi i standardeve” ishte një hipokrizi e shoqërisë së asaj kohe, kur në fakt nuk zbatoheshin standardet, por prodhoheshin veçse gënjeshtra, shkresa burokratike pafund që “vërtetonin, gjoja, plotësimin e standardeve e kushteve teknike”….

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz