Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është kërcënuar me jetë.

Burime bëjnë me dije se Ismaili është kërcënuar përmes një SMS-je në celularin e tij.

Dyshohet se ky kërcënim vjen si reagim i personave të dënuar, për masat e rrepta që po aplikohen në sistemin e burgjeve shqiptare. Mësohet se prej 2 muajsh Ismaili ka vënë në zbatim në dy burgje në Tiranë dhe në Peqin, rregullat e izolimit që parashikon ligji “41 bis”.

Ky është rasti i dytë që drejtori i burgjeve kërcënohet me jetën e tij, për shkak të detyrës.

Ndërkohë Prokuroria  e Tiranës ka nisur hetimin për rastin.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz