Në një deklaratë për mediat Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ka kërkuar prokurorisë të nisë procedimin penal për Ministrin e Brendshëm, Sandër LLeshaj, pas debatit të fortë që ai pati një ditë më parë me banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Lezhë.

“Në rastin e këtij ministri do niste hapin e parë prokuroria, një ministër që u kërkon ai në shkelje të ligjit qytetareve të hyjnë në banesa të pasigurta të provuara që janë të pasigurta, për këto prokuroria është shumë vonë, duhet të kishte nisur që dje ndjekjen penale.

Nuk mundet qytetaret të dëgjojnë një ministër që u thote nuk ju kam asnjë borxh. Ministri me gojën plot u thotë në mënyrë të përsëritur. Pra minsitri s’u ka asnjë borxh qytetarëëve që ka përgjiegjesi publike e kushtetuese te marre përgjegjësitë për ta, por këtu në këtë pjesë kemi atë që është raporti i zakonshëm që ky ministër ka pasur me qytetarët, armiqësor, të egër, ky ministër s’ka hezituar të helmojë fëmijë e të moshuar, pjesëmarrës në demonstrata me gaz lotsjelles, është ministër që i urren shqiptarët. Por mund ta kursente në këtë ditë fatkeqësie, mund të bëhëj pak më njeri, është cështje serioze në raportin e tij me ligjin, prokuroria shqiptare është shumë vonë, duhet që dje të kishte nisur cështjet penale, nje minister që imponon ekspertët të thonë fjalën e tyre me siguri që nëse kthehen në banesa nuk kanë rrezik. Një banesë, shkollë e paverifikuar mirë do të thotë më pas humbje jetë sikurse rezultoi edhe në tërmetin e 26 nëntorit.

Ky ministër imponon zërin dhe ekspertizën teknike që është e vetmja ajo që me ligj të marrë një përgjegjësi të tillë. Ky është që bën edhe inxhinierin e arkitektin e urbanistin në dëm të qytetarit që duhet të hynin në banesa të pasigurta që mund të ishin burim i një humbje tjetër. Sot është koha që ligji të flasë, prokuroria s’mund të heshtë më e të jetë bashkëpërgjegjëse, të shohë sjellje në terren antiligjiore e ti japi imunitet”, tha Vasili.

Petrit Vasili Konferencë per shtyp nga selia e LSI-së

Petrit Vasili Konferencë per shtyp nga selia e LSI-së

Publiée par Lëvizja Socialiste për Integrim sur Mercredi 4 décembre 2019
SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz