UEFA ka përcaktuar në mbledhjen e ditës së sotme përdorimin e VAR-it në aktivitetet e rëndësishme, për të evituar gabimet që mund të ndryshojnë fatin e ndeshjeve.

VAR do të fillojë të përdoret që në play off-in e Kampionatit Europian në muajin mars.

Kësisoj, video-asistenti do të monitorojë ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut si dhe fituesit të çiftit Gjergji-Bjellorusi. VAR nuk do të instalohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi Kosova luan si ndeshjen gjysmëfinale, ashtu edhe finalen e mundshme jashtë fushës së saj.

Gjithashtu të gjitha ndeshjet  kualifikueseve të Botërorit 2022 do të monitorohen nga sistemi VAR, pra Shqipëria do duhet ta instalojë sistemin brenda këtij viti në stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet pritëse.

Propozimi i është dërguar FIFA-s dhe duhet miratimi përfundimtar formal i kësaj të fundit meqë është aktivitet që e organizon ajo.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz