E hënë, 10 Gusht, 2020

1 vit nga protesta që tronditi qeverinë dhe zgjoi shpresën e një kombi

Duhet të lexoni

Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në ShBA organizon Tubim Virtual me Albin Kurtin, para Zgjedhjeve të parakohshme të Vitit 2020

Të dielën, me 9 Gusht 2020, Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e...

Xhirojnë miliona euro produkte ushqimore dhe nuk njohin asnjë detaj të ligjit për ushqimin, ja ku gabojnë bizneset

Nga Marjon Gorica Siguria ushqimore është kthyer në kryefjalë të bisedave dhe debateve publike kohët e fundit, duke i kushtuar...

Xhirojnë miliona euro produket ushqimore dhe nuk njohin asnjë detaj të ligjit për ushqimin, ja ku gabojnë bizneset

Nga Marjon Gorica Siguria ushqimore është kthyer në kryefjalë të bisedave dhe debateve publike kohët e fundit, duke i kushtuar...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Marjana Koçeku

Një vit më parë në dhjetor të 2018 nisi protesta e studentëve, e cila do të mbahet mend gjatë në memorien e shqiptarëve. Ishte protesta e parë  madhështore  pas pothuajse tre dekadash. Protestë që mblodhi bashkë shqiptarët brenda dhe jashtë dhe që dhuroi aq emocion. Studentët në të gjithë Shqipërinë u mblodhën kundër lëvizjeve të qeverisë shqiptare, e cila tentoi ta bënte arsimin universitar edhe më të shtrenjtë, duke futur tarifa të reja për provime.

Nuk u desh shumë që studentët nga e gjithë Shqipëria  të mbushnin sheshet kryesore dhe të protestonin  ditë të tëra pareshtur. Me mijëra studentë  dolën nëpër sheshe me pankarta në duar, të revoltuar dhe me zemrën plot me shpresë për të bërë ndryshimin  në vend. Kjo protestë  filloi të zgjojë shpresat tek shqiptarët, shpresë që kishte vite e plagosur dhe  e larguar bashkë me ata që braktisën vendin për një jetë më të mirë. Në sytë e studentëve kishte dritë, dritë që kërkonte të depërtonte errësirën. Çdonjëri prej tyre  kishte ëndrrat e veta. Durimi ishte plakur dhe nuk duronte  disa pedagogë  të babëzitur që i vënë shkelmin dijes, moralit dhe etikës. Nuk jetohet më me ëndërrat të mbetura në sirtar për tu bërë dikushi në vendin tënd pa qenë nevoja të marrësh arratinë. Në zemrat e secilit rreh nga një ëndërr mjeku, inxhinieri, politikani të ardhshëm, filozofi, historiani, arkitekti dhe shumë të tjera. Dëshira për arsimin nuk mungon por ajo të kthehet në mallkim nga disa  pedagogë të pangopur dhe burokrat që në vend që  të shtojnë dëshirën për dijen, e shkatërrojnë atë. Studentët ëndërrojnë ti japin fund poshtërimeve, shkeljeve, makutërisë dhe paragjykimeve. Endrra për ti dhënë fund padrejtësive të panumërta dhe etheve që përjetohen midis disa mureve universitare.

Unë e përjetova këtë protestë mes lodhjeve dhe kenaqesive. Kenaqësi kur shikon forcën e madhe të rinisë dhe dëshirën e madhe për ndryshim dhe një Shqipëri më të mire, bazat e së cilës ndërtohen mbi një arsim të mirë. Zëri i shpresës u degjua me fort se kurrë. Kjo ishte ëndrra e shumëpritur, një ëndërr që pret të bëhet realitet. Një ëndërr për liri, pa shtypje! Një ëndërr për barazi, pa diskriminim! Një ëndërr pa propaganda, një vend ku veprohet dhe e ardhmja nuk mbahet peng. Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë!/Gazeta Ora

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në ShBA organizon Tubim Virtual me Albin Kurtin, para Zgjedhjeve të parakohshme të Vitit 2020

Të dielën, me 9 Gusht 2020, Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e...

Takimi i z.Ruçi me z.Arben Shehu është fillim i mbarë, i rëndësishëm dhe i domosdoshëm i KLSh-së….

Nga Fejzo Subashi Kur institucionet Kushtetues, dhe jo vetëm kushtetues, drejtohen nga njerëz që nuk vijnë vetëm si suport dhe i marrëveshjeve politike gjejnë mbështetjen...

Zv.ministri i Mbrojtjes, Koçi: Zjarrvënia është tradhëti kombëtare!

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, është shprehur lidhur me zjarrëveniet e ditëve të fundit. Ai thotë se ky veprim konsiderohet si tradhëti kombëtare, dhe...

Ju nuk duhet ta adhuroni dhe ta urreni Albin Kurtin, ma shumë se një njeri të ditur dhe adekuat për institucionet e Kosovës!?

Shkruan: Refiqe Hamiti Zoti fal mëkatet e të gjithëve por njeriu i sotëm e ka vështir të kuptojë se kur e bënë mëkatin! Edhe kur ju...

Ja cila është temperatura ideale për kondicionerin gjatë verës

Temperatura e kondicionerit në shtëpi gjatë verës duhet të jetë e tillë që në ambientet e brendshme të jetë rreth 10 gradë më poshtë...

Më shumë artikuj të ngjajshëm