Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 vijoi maratonën e bamirësisë për të dëmtuarit e tërmetit. Elvis Naçi bëri publike shifrën e grumbulluar duke llogaritur gjithë valutat në euro, dollarë, franga dhe paund deri pas mesnatës së të martës. Ai tha se u mblodhën 5. 176. 244 euro.

E gjithë shuma e parave do të investohet në ndërtimin e banesave të banorëve të Thumanës të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Telefonata të shumta dhe qindra mesazhe mbërritën në studio, por publiku u emocionua shumë kur një djalë 33 vjeçar i shtruar në pavionin e onkologjisë, tha se kishte dhuruar siguracionin e jetës prej 35,000 eurosh në llogarinë e fondacionit “Firdeus”.

Elvis Naçi deklaroi se çdo kontribut që shqiptaret kane dhënë do jete transparente dhe se Thumanës do i rindërtohen banesat e rrënuara nga tërmeti. 

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz