E mërkurë, 5 Gusht, 2020

Manastirliu në Kuvend:Buxheti 2020 do realizohet pa cenuar shërbimet e qytetarëve

Duhet të lexoni

Xhirojnë miliona euro produkte ushqimore dhe nuk njohin asnjë detaj të ligjit për ushqimin, ja ku gabojnë bizneset

Nga Marjon Gorica Siguria ushqimore është kthyer në kryefjalë të bisedave dhe debateve publike kohët e fundit, duke i kushtuar...

Xhirojnë miliona euro produket ushqimore dhe nuk njohin asnjë detaj të ligjit për ushqimin, ja ku gabojnë bizneset

Nga Marjon Gorica Siguria ushqimore është kthyer në kryefjalë të bisedave dhe debateve publike kohët e fundit, duke i kushtuar...

Mirënjohja për dr.Kominin dhe 17 ditët e ankthit të familjes së prekur nga Covid 19

Nga Marjon Gorica Sot jam kontaktuar nga një mik i imi, me të cilin prej pak kohësh nuk kam pasur...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu është shprehur në kuvend se buxheti i vitit 2020 do jetë buxheti i rindërtimit të qendrave shëndetësore dhe spitaleve, por kjo pa cenuar shërbimet e  qytetarëve.

Manastirliu e nisi fjalën e saj duke falenderuar stafet mjekësore dhe duke bërë bilancet pas situatës së tërmetit në vend.

“Sapo kthehem nga spitali i Traumës ku takova Linditën, Manjolën dhe të lënduarit që ende po marrin shërbim në këtë spital. Dua të them se është bërë një punë e jashtëzakonshme nga mjekët dhe infermierët që kanë trajtuar më shumë se 900 të lënduar nga kjo fatkeqësi natyrore”, tha Manastirliu.

“Për fat të mirë nuk ka dëme strukturore në godinat shëndetësore, ka dëme të rekuperueshme dhe ashtu siç bëmë me spitalin e Durrësit që u rehabilitua në kohë rekord, po punohet për rehabilitimin e strukturave të tjera shëndetësore që kanë pësuar dëme nga tërmeti”,vayhdoi ministrja.

 Manastirliu deklaroi në Kuvend se nuk do të cënohet asnjë shërbim për qytetarët.

“Buxheti i vitit 2020 është buxheti i rindërtimit. Nuk mund t’i mohohet qytetarëve kontrolli mjekësor falas, nuk mund t’u mohohet dializa, analizat laboratorike falas, siç nuk mund t’u mohohet rindërtimi i qendrave shëndetësore dhe spitaleve”, tha Manastirliu.

Buxheti 2020 parashikon rindërtimin e 120 qendrave shëndetësore. Do të fillojnë punimet për rindërtimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Do të vijojë puna për ndërtimin e maternitetit të Beratit, Lezhës dhe Kukësit. Me buxhetin e ri, do të vijojë financimi për pediatrinë e Durrësit, do të vijojë financimi per rehabilitimin dhe zgjerimin e Spitalit Pediatrik në Tiranë; do të vijojë puna për ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Sa i takon programeve të parandalimit, do të garantohet me buxhetin 2020:

Kontrolli Mjekësor Bazë falas për 475 mijë qytetarë/vit;

Vaksinimi falas sipas kalendarit të vaksinimit i 240 mijë fëmijëve;

Testimin falas për kancerin e qafës së mitrës për 17 mijë gra/vit;

Për herë të parë do të kemi një Program Kombëtar për Depistimin e hershëm të kancerit të gjirit; Do të realizohet në QSUT transplanti i palcës dhe do të hapet shërbimi i ri i kardio-kirurgjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i dyti pas QSUT.

Me buxhetin e ri vijon reforma në sistemin e mbrojtjes sociale që mbështet me pagesa të drejtpërdrejta 166 mijë persona me aftësi të kufizuar, duke siguruar për herë të parë mbështetje 100% për fëmijët me aftësi ndryshe dhe më shumë se 4500 të pasiguruar që do të përfitojnë për herë të parë nga kjo skemë.

Buxheti 2020 konsolidon skemën e pagesave të ndihmës ekonomike me 4.5 mld lekë për më shumë se 66 mijë familje që përfitojnë nga kjo skemë.

Buxheti 2020 konsolidon mbështetjen financiare për bonusin e bebes për cdo të porsalindur. Buxheti i vitit 2020 është 77 miliardë e 735 milionë lekë që është 4% më i lartë se i vitit 2019 dhe 48% më i lartë se buxheti 2013.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Takimi i z.Ruçi me z.Arben Shehu është fillim i mbarë, i rëndësishëm dhe i domosdoshëm i KLSh-së….

Nga Fejzo Subashi Kur institucionet Kushtetues, dhe jo vetëm kushtetues, drejtohen nga njerëz që nuk vijnë vetëm si suport dhe...

Zv.ministri i Mbrojtjes, Koçi: Zjarrvënia është tradhëti kombëtare!

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, është shprehur lidhur me zjarrëveniet e ditëve të fundit. Ai thotë se ky veprim konsiderohet si tradhëti kombëtare, dhe...

Ju nuk duhet ta adhuroni dhe ta urreni Albin Kurtin, ma shumë se një njeri të ditur dhe adekuat për institucionet e Kosovës!?

Shkruan: Refiqe Hamiti Zoti fal mëkatet e të gjithëve por njeriu i sotëm e ka vështir të kuptojë se kur e bënë mëkatin! Edhe kur ju...

Ja cila është temperatura ideale për kondicionerin gjatë verës

Temperatura e kondicionerit në shtëpi gjatë verës duhet të jetë e tillë që në ambientet e brendshme të jetë rreth 10 gradë më poshtë...

Ndërron jetë si pasojë e Covid mjeku i njohur i Tropojës

Burime për mediat bëjnë me dije se mjeku i njohur, Anibal Byberaj ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës nga Covid-19. Pneumologu ishte paraqitur një ditë...

Më shumë artikuj të ngjajshëm