E hënë, 10 Gusht, 2020

Shpërthen Paloka: Jeni të pafytyrë…

Duhet të lexoni

Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në ShBA organizon Tubim Virtual me Albin Kurtin, para Zgjedhjeve të parakohshme të Vitit 2020

Të dielën, me 9 Gusht 2020, Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e...

Xhirojnë miliona euro produkte ushqimore dhe nuk njohin asnjë detaj të ligjit për ushqimin, ja ku gabojnë bizneset

Nga Marjon Gorica Siguria ushqimore është kthyer në kryefjalë të bisedave dhe debateve publike kohët e fundit, duke i kushtuar...

Xhirojnë miliona euro produket ushqimore dhe nuk njohin asnjë detaj të ligjit për ushqimin, ja ku gabojnë bizneset

Nga Marjon Gorica Siguria ushqimore është kthyer në kryefjalë të bisedave dhe debateve publike kohët e fundit, duke i kushtuar...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë dhe maxhorancës për situatën në vend pas tërmetit të fortë që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit. Në një postim në “Facebook”, Paloka duke iu referuar seancës së sotme plenare i cilëson ‘të pafytyrë’ përfaqësuesit e maxhorancës, që sipas tij në vend që të japin llogari e të mbajnë përgjegjësi, kanë dalë të marrin dekorata. Ai tregon rastin e një ish-deputeti që ditën e tërmetit i dëshpëruar për të nxjerrë njerëzit e tij nga rrënojat iu kërkonte kova fqinjëve, ndërsa thotë se grupet e emergjencave nuk kishin as doreza.

Paloka thekson se ‘ato familje e ata njerëz nuk kanë nevojë për spektaklin dhe karagjozllëqet e kryeministrit, as për shfaqjen e ministreshave që me veshje të zeza bëjnë sikur mbajnë lotët në podiumin e Parlamentit dhe thurin lavde për shpëtimtarin në krye të tyre’. Sipas tij, kjo është rruga për ta bërë edhe më të thellë krizën dhe rënduar fatkeqësinë.

POSTIMI I PLOTË I PALOKËS

Të pafytyrë! Në vend që të japin llogari e të mbajnë përgjegjësi, kanë dalë të marrin dekorata në sallën e Parlamentit. “Qeveria ka vepruar në mënyrën më ekselente”- thotë një ministre e qeverisë së babëzisë dhe duke hyrë në rol, njësoj si kryekllouni, shton se “po i mbaj lotët deri sa të mbaroj fjalimin”. “Ishim tek pallati i shembur në Durrës që herët në mëngjes”, tha. Thua se kjo është detyra e qeverisë. Opozita vërtetë ka heshtur këto ditë për përgjegjësitë, po jo që këta të pafytyrë në vend që të mbajnë përgjegjësi, të fillojnë të ndajnë dekorata për njeri-tjetrin.

Isha dhe unë atë mëngjes në Durrës, për fat të keq i pafuqishëm si shumë të tjerë. I pafuqishëm si disa nga familjarët e atyre që ishin nën rrënoja. Sigurisht që nuk kam gjë tjetër veç falënderimeve si për zjarrfikësit ashtu dhe për punonjësit e policisë që ndodheshin aty. POR…  Ne që ishim aty pamë se këta njerëz që kishin ardhur për emergjencë, NUK KISHIN AS DOREZA PUNE e jo pajisje të tjera. Me vjen keq që detyrohem të përmend një detaj; njëri prej familjarëve që kishte njerëzit nën rrënoja, ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe dilte vetë, i dëshpëruar si një njeri që ndihet i pafuqishëm të ndihmojë të dashurit e tij, e iu kërkonte fqinjëve të pranishëm të sillnin KOVA nga shtëpitë për të hequr mbeturinat…

Kjo ishte gatishmëria dhe sjellja “ekselente” e qeverisë. E kësaj qeverie që pas tërmetit të shtatorit në vend që të merrte masa, deklaronte nëpërmjet Xhaçkës se jemi më të përgatitur se kurrë për emergjenca. Ndërkohë kaosi total që vazhdon nuk pritet të sjellë asgjë të mirë për mijëra familje në fatkeqësi. Ato familje e ata njerëz nuk kanë nevojë për spektaklin dhe karagjozllëqet e kryeministrit, as për shfaqjen e ministreshave që me veshje të zeza bëjnë sikur mbajnë lotët në podiumin e Parlamentit dhe thurin laved për “shpëtimtarin” në krye të tyre. Kjo është rruga për ta bërë edhe më të thellë krizën dhe rënduar fatkeqësinë.
M.K

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në ShBA organizon Tubim Virtual me Albin Kurtin, para Zgjedhjeve të parakohshme të Vitit 2020

Të dielën, me 9 Gusht 2020, Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e...

Takimi i z.Ruçi me z.Arben Shehu është fillim i mbarë, i rëndësishëm dhe i domosdoshëm i KLSh-së….

Nga Fejzo Subashi Kur institucionet Kushtetues, dhe jo vetëm kushtetues, drejtohen nga njerëz që nuk vijnë vetëm si suport dhe i marrëveshjeve politike gjejnë mbështetjen...

Zv.ministri i Mbrojtjes, Koçi: Zjarrvënia është tradhëti kombëtare!

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, është shprehur lidhur me zjarrëveniet e ditëve të fundit. Ai thotë se ky veprim konsiderohet si tradhëti kombëtare, dhe...

Ju nuk duhet ta adhuroni dhe ta urreni Albin Kurtin, ma shumë se një njeri të ditur dhe adekuat për institucionet e Kosovës!?

Shkruan: Refiqe Hamiti Zoti fal mëkatet e të gjithëve por njeriu i sotëm e ka vështir të kuptojë se kur e bënë mëkatin! Edhe kur ju...

Ja cila është temperatura ideale për kondicionerin gjatë verës

Temperatura e kondicionerit në shtëpi gjatë verës duhet të jetë e tillë që në ambientet e brendshme të jetë rreth 10 gradë më poshtë...

Më shumë artikuj të ngjajshëm