E enjte, 24 Shtator, 2020

Karta e studentit apo karta e reklamave?

Duhet të lexoni

Si në përralla, Mark Frroku bën propozimin e veçantë për Rudinën

Në një mjedis tepër të veçantë dhe i kujdesur në detaje, biznesmeni Mark Frroku i ka propozuar Rudina Dembacajt. Këtë...

Një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi shpall kriteret

Kuvendi i Shqipërisë rishpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me...

Klevi Pojana: Më 25 prill të ngrejmë një sistem të ri të mbështetur mbi vlera dhe në qendër të së cilit të jetë qytetari...

Me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, i shoqëruar dhe me një video në lidhje me aktivitetin e tij...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Dhjetorin e kaluar mijëra student dolën në rrugë me kërkesat për përmirësimin e jetës universitare.

Tarifat më të ulëta, përmirësimi i kushteve në konvikte, ndalimi i shitjes së librave me listë e mbi të gjitha një universitet më demokratik  ishin vizioni i një të ardhmeje universitare që i përket studentëve.

Një nga kërkesat e studentëve ishte edhe karta e studentit, një mjet që do të lehtësonte shërbimet bazike të jetës universitare dhe problemet që studentët hasin në përditshmëri .

Karta e studentiti apo karta e reklamave?Ajo çka rezultuar deri tani karta e studentit ka qenë vetëm një kartë që ofron shërbime luksi në biznese të mëdha dhe të shtrenjta.Ulje në restorante luksoze, në argjendari,  në udhëtime jashtë vendit apo në paketat telefonike që kushtojnë 1500 lekë të reja.

Karta e studentit ofron akses falas në sheshet apo bibliotekat publike, sikur dikush më parë të kishte hyrë me pagesë në këto hapësira.Karta e studentit ofron ulje në dyqane të shtrenjta veshjesh dhe në shërbime të tjera që studentëve as nuk i nevojiten.I vetmi shërbim që karta e studentit e ofron në mënyrë të cunguar është aboneja e studentit, që shpërndahej edhe më parë me kufizime, që nuk është e arritshme për të gjithë studentët që duhet të përdorin shërbimin urban për në fakultet.

Një kartë student ideale do të ofronte ulje në librari, që studentët të mos blejnë më me detyrim dhe me çmime stratosferike librat e pedagogëve.Karta e studentit duhet të ofronte ulje në mensa dhe në supermarketet dhe jo në restorante luksoze.Duhej të ofronte uljje në teatër, në muze, por i vetmi teatër që kemi parë ka qenë ai i lojës që është luajtur me studentët për t’i hedhur hi syve me pretendimin se kërkesat  janë plotësuar.E vërteta është se kërkesat tona u shndërruan në mjete të përshtatshme reklamimi për kompanitë dhe bizneset që e gjetën veten komode në kartën e studentit.

“Çfraë duan studentët?”ishte slogani që reklamonte me të madhe një kompani telefonike që me kartën e studentit të ofron 3 GB plus në paketat e internetit që kushtojnë, më e pakëta 800 lekë të reja.

Në të vërtetë studentët duan një universitet dijnitoz i cili nuk është demoralizues që në hyrje të tij.Duan biblioteka funksionale që disponojnë të gjithë literaturën e lëndëve që zhvillohen në fakultet.Studentët nuk kërkuan asnjëherë një kartë student që ofronte ulje në spitalet private, por sherbim të përshtatshëm në spitalet publike, shërbim të përshtatshëm në transportin publik e mbi të gjitha studentët këkuan që t’i rikthehej universiteti publik.

Ajo çka bëri bashkia dhe qeveria me kartën e studentit, ishte veç komercializimi i universitetit dhe shërbimeve thelbësore të jetës universitare.

Por studentët janë të lodhur me mashtrimte, ata nuk gënjehen nga reklamat.Të gjithë e dinë se kërkesat e tyre mbetën diku të harruara me qëllim që t’i kthenin ata në auditore, por ja që auditoret janë të ftohta po aq sa rruga dhe karta e studentit apo pakti për universitetin nuk e ndryshojnë dot faktin se se një ditë jeta universitare duhet t’i nënshtrohet reformimit të thellë që i kthen universitetin universitarëve dhe jo burokratëve.

Klodjana Agaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Si në përralla, Mark Frroku bën propozimin e veçantë për Rudinën

Në një mjedis tepër të veçantë dhe i kujdesur në detaje, biznesmeni Mark Frroku i ka propozuar Rudina Dembacajt. Këtë...

Një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi shpall kriteret

Kuvendi i Shqipërisë rishpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e “vakancës së...

Klevi Pojana: Më 25 prill të ngrejmë një sistem të ri të mbështetur mbi vlera dhe në qendër të së cilit të jetë qytetari...

Me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, i shoqëruar dhe me një video në lidhje me aktivitetin e tij politik në njësinë 8,  nënkryetari...

Covid 19/ Bie numri i të infektuarëve, 3 persona ndërrojnë jetë

Rënie e lehtë e numrit të personave të prekur nga COVID-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë 121 raste të reja...

Veliaj në njësinë 7: Transformimi në rrugën ‘Artan Lenja’, premtim i mbajtur për banorët!

Paraditen e sotme kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ka qënë në një inspektim në njësinë nr.7, ku ka parë nga afër investimin e...

Më shumë artikuj të ngjajshëm