Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ka uruar vendin tonë për marrjen e kryesisë së OSBE-së për gjashtë muajt e ardhshëm, për herë të parë në histori.

Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, faqja zyrtare e OSBE-së në Shqipëri, ka uruar shqiptarët dhe kryeministrin Rama për marrjen e postit të kryesuesit të OSBE-së.

Postimi i plotë:

Prania e OSBE-së në Shqipëri, uron Shqipërinë për marrjen e detyrës së kreut të OSBE-së ditën e sotme, duke reflektuar statusin dhe angazhimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare të sigurisë. Siç tha dhe kryeministri Edi Rama, kjo është një mundësi historike që vendi të shkëlqejë.

Ne mezi presim një bashkëpunim të vazhdueshëm e të frytshëm në avancimin e vlerave të OSBE-së për demokraci të shëndetshme dhe respektimin e të drejtave të njeriut si dhe përparësitë e kryesisë shqiptare në të gjitha fushat e OSBE-së.

M.K

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz