Kryeprokurorja e Perkohshme, Arta Marku, gjate nje seance degjimore me Keshillin e Larte te Prokurorise (KLP), ku u intervistua si nje nder kandidatet per Prokurore te Pergjithshme./r/n/r/nTemporary General Prosecutor Arta Marku, during a hearing session with the High Prosecutorial Council (LCP), where she was interviewed as one of the candidates for General Prosecutor.

Tërmeti nuk kurseu as shtëpinë e Arta Markut, pas 26 nëntorit, ish-kryeprokurorja vjen çdo ditë nga Shkodra në Tiranë

Banesa ku Marku jetonte në Tiranë, në rrugën ‘Siri Kodra’ është shkatërruar nga tërmeti dhe sipas konstatimit të ekspertëve është e pabanueshme.

Në këto kushte, ish-kryeprokurorja, që nga pas datës 26 nëntor është detyruar të përshkojë çdo ditë rrugën Tiranë-Shkodër dhe anasjelltas për të qenë në krye të detyrës.

Sot Marku i dorëzoi detyrën, Prokurorit të ri të Përgjithshëm Olsian Çela, ndërkohë do të vazhdojë detyrën e saj si prokurore pranë Gjykatës së Shkodrës.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz