“Vëllezërve që iu bë atentati janë kushërinj të kreut të PS në Tepelenë”, denoncimi për konflikte droge te Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të një qytetari dixhital, lidhur me një ngjarje në Tepelenë ku u vra një person dhe u plagos vëllai i tij. Qytetari tregon se droga dhe bixhozi në këtë qytet janë sheshit.

Në postimin e ish kryeministrit, thuhet se dy vëllezërit e përfshirë në ngjarje, Arturi, (viktima) dhe Artan Bresha, janë djemtë e tezes së kryetarit të PS së Tepelenës Dino Selimi, dhe se konflikti ka qenë për drogë.

DENONCIMI TEK BERISHA

Droga dhe Bixhozi ne Tepelene jane sheshit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr ti,me falni per shqetesimin ne kete ore te vone por jam i detyruar tju ve ne dijeni:ne Tepelene gjat nje atentati te bere ndaj dy vellezerve Bresho djemt e tezes se kryetarit te partis Rilindase Dino Selimi si pasojë e plagëve te mara njeri prej vellezerve Bresho nuk i ka mundur ti mbijetoj plagve te mara,konfliktie eshte vetem per droge ,qeveria thot drog ska po droga ne Tepelen dhe bixhozi jane rrugve te qytetit