Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se kanë falsifikuar para në vlerë prej 5000 euro.

Policia njofton se të arrestuarit, shtetas të Maqedonisë, janë dërguar në polici.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Maqedonisë, pasi nga kontrolli që u bë  atyre i janë gjetur dhe konfiskuara 5100 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në polici”, thuhet në njoftim.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz