Dy shqiptarë të afërm me njëri-tjetrin janë arrestuar në Irlandë.Sipas burimeve të policisë, të cituara nga mediat vendase raportohet se të arrestuarit konsiderohen si kokat e një bande të fuqishme në Irlandë.

Hetimet e kryera kanë zbuluar se dy shqiptarët, në bashkëpunim  edhe me persona të tjerë, rezultojnë të jenë përfshirë në veprimtari të paligjshme si trafik droge dhe trafik të qenieve njerëzore.

“The Irish Sun” raporton se përfitimet që siguronin shqiptarët nga ky aktivitet kriminal, i investonin në ngritjen e bizneseve si në makina, por edhe në restorante. Pas arrestimit të tyre, policia sekuestroi disa makina luksoze, para cash, si dhe orë të shtrenjta.

Burime nga grupi hetimor u shprehën se operacioni kishte ne shënjestër një bande kriminale qe përfitonte shume te mëdha parash nga ky aktivitet i paligjshëm

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz