Një 36-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë, e cila është larguar menjëherë pas aksidentit. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Durrësit, ku i riu po ecte me biçikletë kur u mor para nga makina.

Sipas dëshmitarëve një makinë tip “Fourd Focus” ka përplasur biçikletën dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Nga aksidenti humbi jetën shtetasi E.H., 36 vjeç. Policia vijon hetimet për identifikimin e shoferit dhe kapjen e tij.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz