Video/ Messi i pamëshirshëm, turpëron shokët e skuadrës në stërvitje

Leo Messi e ka konfirmuar veten si një nga më të mirët në histori duke fituar për të gjashtën herë Topin e Artë.Por argjentinasi nuk është protagonist vetëm në fushën e lojës, duke shënuar gola dhe duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Spektakli i Messit nuk ndalet as në stërvitje, ku katalanasi shihet në një video duke dribluar shokët e skuadrës dhe duke shënuar rregullisht.

Videoja është publikuar para ndeshjes së Barcelonës ndaj Majorkës, ku pritshmëritë për fituesin e Topit të Artë janë të mëdha.