Gjatë konferencës për media, laureati i Çmimit Nobel për Letërsinë Peter Handke ironizoi pyetjet e gazetarëve mbi mbështetjen e tij për regjimin gjenocidial të Slobodan Millosheviç.

Madje Handke nuk nguroi t’i quante gazetarët “injorant”. Ndërsa u pyet mbi protestat që planifikohen të mbahen javën e ardhshme, Handke rikujtoi një vizitë në Norvegji në vitin 2014, kur ai fitoi çmimin Ibsen. “Kishte shumë protesta kur shkova në Teatrin Kombëtar të Oslos. Shumë thirrje të tipit ‘fashist, fashist’. Doja të bisedoja me këto zonja dhe zotërinj, por ata nuk donin të flisnin me mua”, tha ai.

Ndërsa pranoi çmimin, ai u tha kritikëve:  “Shkoni në ferr, ku jeni tashmë”.  Gazetari Peter Mass e pyeti nëse do të pranonte masakrën e Srebenicës. Handke u përgjigj duke folur për një letër të cilën ai e kishte marrë nga një kritik anonim, i cili tha se ishte dërguar me një copë letër higjienike, “e cila kishte një kaligrafi m..i”. Pas mbarimit, ai i tha Maass: “Unë preferoj më mirë një letër higjienike, një letër anonime me letër higjienike brenda, sesa pyetjet tuaja boshe dhe injorante”.

M.K

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz