A ështe njeriu një makineri e programuar që funksionon përmes qarqeve dhe ne nuk mund ta ndryshojmë duke jetuar një jetë të programuar nga truri me të cilën kemi lindur? Apo ne jemi të aftë ta rimarrim dhe ta riprogramojmë mendjen tonë duke kontrolluar jetën tonë?

Truri i një të rrituri nuk është i pandryshuemshëm edhe pse në fillim të neuroshkencës u pranua se neuronet janë të krijuara që në lindje dhe është e pamundur të riparohet një tru i dëmtuar.

Shkencëtarët kanë pranuar me vite se, struktura e trurit të rritur është e pandryshueshme. Me fjalë të tjera, ne ishim të vetëdijshëm vetëm për atë që kishim. Por në vitet 1960, ky qëndrim filloi të ndryshojë.  Hulumtimi i ri eksperimental ka treguar të kundërtën: kishte prova që truri në të vërtetë mund të ishte plastik, domethënë ai mund të adaptohej, të rritet dhe madje të rigjenerohej. Eksperimentet pasuese vërtetuan se truri ruan mundësinë e ndryshimeve në shkallë të gjerë, në strukturë dhe funksion, madje edhe në moshën 60, 70 apo 80 vjeçare.

Sipas Sharon Begley, autore e librit “Brain Plastic” një nga ndryshimet më të rëndësishme është neurogjeneza – rritja e neuroneve të reja nga qelizat burimore nervore te një i rritur. Kjo ofron një potencial të jashtëzakonshëm për aftësinë tonë për t’u shëruar.

Metodat e trajtimit të tilla si Terapia Kognitive e Sjelljes (CBT), një formë e terapisë së të folurit, mund t’ju ndihmojë të merreni me problemet tuaja, duke ndryshuar mënyrën se si mendoni dhe silleni. Nxitja e neuroplasticitetit, domethënë aftësia e trurit për të ndryshuar vazhdimisht, mund të ndihmojë njerëzit. “Kur jemi mësuar të mendojmë ndryshe për përvojat tona të jetës, gjatë këtij lloji të ndërhyrjes psikologjike, ai në të vërtetë mund të ndikojë si në strukturën ashtu edhe në funksionin e trurit”, thotë Sharon.

Por duhet të keni kujdes nga “neuro-hype”,  besimi se ne mund të ndryshojmë gjithçka në trurin tonë, pasi mund të varet nga kokat tona. Çfarë ndodh kur dikush nuk arrin të “mendojë” përmes depresionit ose traumës? “A do t’i akuzojmë ata që nuk mendojnë mendimet e duhura?”-thotë Sharon.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz