E mërkurë, 5 Gusht, 2020

Çdo gjë e ka një çmim/ Sa xhami do ndërtojë Turqia përballë Kishës së Laçit për 500 shtëpitë?

Duhet të lexoni

Xhirojnë miliona euro produkte ushqimore dhe nuk njohin asnjë detaj të ligjit për ushqimin, ja ku gabojnë bizneset

Nga Marjon Gorica Siguria ushqimore është kthyer në kryefjalë të bisedave dhe debateve publike kohët e fundit, duke i kushtuar...

Xhirojnë miliona euro produket ushqimore dhe nuk njohin asnjë detaj të ligjit për ushqimin, ja ku gabojnë bizneset

Nga Marjon Gorica Siguria ushqimore është kthyer në kryefjalë të bisedave dhe debateve publike kohët e fundit, duke i kushtuar...

Mirënjohja për dr.Kominin dhe 17 ditët e ankthit të familjes së prekur nga Covid 19

Nga Marjon Gorica Sot jam kontaktuar nga një mik i imi, me të cilin prej pak kohësh nuk kam pasur...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Çdo gjë e ka një çmim.Këtë po e tregon qartë Turqia në ndihmën që do i jap Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Shteti turk reagoi në kohë rekord duke dërguar ekipe për verifikimin e banesave dhe ndihma të tjera për të përballuar katastrofën e  tërmetit.

Ndihma e Turqisë vazhdoi më konkretisht me premtimin për të rindërtuar 500 shtëpi për banorët e prkur nga tërmeti. Është ndihma më bujare që një shtet i huaj ka dhënë për Shqipërinë, në këto ditë të vështira dhe për këtë duhet falënderuar. Duke vepruar shumë më shpejt se vendet e BE, të cilat po mendohen pak si gjatë për situatën në Shqipëri, Rexhep Taip Erdogan mobilizoi dje donatorët e Konferencës Islamik dhe Bankës së Zhvillimit Islam.

Në Stamboll, Erdogan ftoi kryeministrin Edi Rama për të marrë pjesë në “Konferencën e Nivelit të Lartë për Investime Publike dhe Private të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI)”. Aktiviteti kishte në qendër diskutimet për investimet e Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe Bankës së Zhvillimit Islam. Shqipëria për të herë parë merrte pjesë në këto takime me delegacion qeveritar, të kryesuar nga një kryeministër. Temën kryesore të këtij forumi të rëndësishëm për botën islame e zuri Shqipëria dhe fjalimi i Erdogan që kërkoi investime në Shqipëri për rindërtim. Ndërkohë ekipet e Turqisë kanë nisur bashkë me qeverinë shqiptare studimin se ku do të ndërtohen godinat e reja dhuratë. Një nga zonat ku Ministria e Kulturës shqiptare po punon me miqtë turq është ajo e Laçit, e cila është dëmtuar nga tërmeti.

Por kjo ndihmë ka sjellë shqetësime që nuk lidhen me tërmetin. Pjesë e ndihmës është dhe ndërtimi i disa xhamive në zonat ku do të ngrihen objektet dhuratë nga qeveria turke. Duket si debat i panevojshëm dhe për një pjesë cilësohet “luks” ky diskutim, por zgjedhja e zonës së Laçit për të ndërtuar xhami duket si një investim gabuar. Afër zonës apo rrethinave Laçit, Lezhës , Kishës së Laçit etj, një objekt i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe identitetit kulturor shqiptar, ndërtimi i disa apo qoftë edhe 1 xhami në vitin 2019 bashkë me disa pallate zgjidhë krizën e ndërtimit, por krijon probleme të tjera.

Por pyetjet që ngrihen janë të shumta:A ekziston mundësia që përballë Kishës së Shna Ndoit në Laç të ngrihen xhami?!

Ambasada turke nuk e ka mohuar ndërtimin e objetkteve kulturore  si pjesë e ndihmës  për rindërtimin e shtëpive. Po ashtu dhe prania e Edi Ramës në Konferencën Islamike është tjetër dëshmi e donacioneve me orientim fetar.Edhe vetë kryemnistri Rama po shikon çdo mundësi për të strehuar njerëzit, pavarësisht komromiseve.Kjo u duk qartë në thirrjet drejtuar biznesmenëve turq, ku përmednte Allahun dhe Kuranin.

Por ëshët detyrë e institucioneve dhe e mediave që të sqarohët publiku, nëse shtëpitë që do të ndërtohen në Laç, një zonë me besim katolik, do të kenë edhe xhami mes tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Takimi i z.Ruçi me z.Arben Shehu është fillim i mbarë, i rëndësishëm dhe i domosdoshëm i KLSh-së….

Nga Fejzo Subashi Kur institucionet Kushtetues, dhe jo vetëm kushtetues, drejtohen nga njerëz që nuk vijnë vetëm si suport dhe...

Zv.ministri i Mbrojtjes, Koçi: Zjarrvënia është tradhëti kombëtare!

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, është shprehur lidhur me zjarrëveniet e ditëve të fundit. Ai thotë se ky veprim konsiderohet si tradhëti kombëtare, dhe...

Ju nuk duhet ta adhuroni dhe ta urreni Albin Kurtin, ma shumë se një njeri të ditur dhe adekuat për institucionet e Kosovës!?

Shkruan: Refiqe Hamiti Zoti fal mëkatet e të gjithëve por njeriu i sotëm e ka vështir të kuptojë se kur e bënë mëkatin! Edhe kur ju...

Ja cila është temperatura ideale për kondicionerin gjatë verës

Temperatura e kondicionerit në shtëpi gjatë verës duhet të jetë e tillë që në ambientet e brendshme të jetë rreth 10 gradë më poshtë...

Ndërron jetë si pasojë e Covid mjeku i njohur i Tropojës

Burime për mediat bëjnë me dije se mjeku i njohur, Anibal Byberaj ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës nga Covid-19. Pneumologu ishte paraqitur një ditë...

Më shumë artikuj të ngjajshëm