Pas Shqipërisë dhe Kosovës një tjetër shtet europian ka refuzuar pjesëmarrjen në ceremoninë e çmimeve Nobel për letësrinë.

Këtë herë është Kroacia e cila nëpërmjet ministrisë së jashtme ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë që mbahet në Stokoholm.

“MVEP vendosi për mospjesëmarrjen e Ambasadorit Kroat në Mbretërinë e Suedisë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel Nesër në Stokholm ndaj një personi të angazhuar politikisht për të mbështetur politikën e Madhe Serbe të Slobodan Milosevic në vitet 1990”, shkruhet në njoftim.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz