Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka firmosur vendimin për të bërë disa ndryshime në komisariatet e disa qyteteve.Në Tiranë, Vorë dhe Kavajë disa shefa komisariatesh do ndryshojnë pozicionete tyre.

Më konkretisht, në komisariatin nr. 5 në Tiranë është larguar Ali Skura. Në vend të tij është emëruar Altin Lila, i cili më parë ka qenë drejtor në sektorin e vrasjeve në Policinë e Tiranës.

Komisariati i Vorës tani do të drejtohet nga Aliosha Broka që më parë ka qenë shef te komisariati në Kavajë. Ndërsa në krye të komisariatit të Kavajës është vendosur Sali Skuraj.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz