Në ndryshim nga vitet e kaluara, këngët pjesëmarrëse në Festivalin  e Këngës në RTSH janë bërë publike më parë.Nga Elvana Gjata, Albërie Hadërgjonaj e Arilena Araj, këto do jenë pretendentët për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2020 që do të mbahet në Amsterdam.

1.Kanita-Ankth

Kanita prezantohet më një baladë, teksti i të cilës është realizuar nga Lindon Berisha, ndërsa muzika nga Boban Apostolov.

2.Alberie Hadergjonaj-Ku ta gjej dike ta dua

Edhe Alberia do preyantohet me baladë.Për këngën, Albërie bashkëpunoi me Timo Fllokon që shkroi tekstin dhe Adrian Hilën për muzikën.
3.Elvana Gjata-Me tana

“Me tana” prezanton Elvanën si kantautore, duke qenë se teksti dhe muzika është shkruar nga vetë këngëtarja. Kënga nis si baladë, por më pas shndërrohet në ritmike.
4. Aldo Bardhi – Melodi

Pjesëmarrës në konkurse si “X Factor” dhe festivale si “Kënga Magjike”, Aldo Bardhi prezantohet me një këngë të shkruar nga ai. Muzika u realizua nga Antoni Polimeni dhe Richy Sebastian.

5. Olta Boka – Botë për dy

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2008 rikthehet këtë herë në Festival me një baladë, të shkruar nga Genc Salihu dhe kompozuar nga Florent Boshnjaku.

6. Nadia & Genc Tukiçi – Ju flet Tirana

Kompozitori, këngëtari dhe pianisti Genc Tukiçi konkurron në Festival me të bijën, Nadian. Teksti i “Ju flet Tirana” është shkruar nga Agim Xheka, ndërsa muzika nga Tukiçi.
7. Sara Bajraktari – Ajër

Sara Bajraktari, e cila u vlerësua së tepërmi nga juria gjatë prezantimit të saj në “Këngën Magjike”, vjen në Festivalin e Këngës me një “Ajër”, shkruar dhe kompozuar nga Adrian Hila.
8. Valon Shehu – Kutia e Pandorës

Valon Shehu, që prej vitesh i qëndron besnik festivale, prezantohet me “Kutia e Pandorës”, muzika e së cilës është realizuar nga Eugent Bushpepa, fituesi i Festivali të Këngës dy vite më parë. Teksti i këngës u shkrua nga Elvis Preni.

9. Kastro Zizo – Asaj

https://youtu.be/B0ryMg4yV8U

10. Tiri Gjoci – Me gotën bosh

Me tekst të Pandi Laços dhe muzikë të Everest Ndrecës, Tiri Gjoci prezantohet në Festival me “Me gotën bosh”.

11. Robert Berisha – Ajo nuk është unë

12. Wendi Mancaku – Ende

Wendi, e cila u vlerësua vitin e kaluar si “Artistja e re më e mirë” në “Këngën Magjike”, vjen në Festivalin e Këngës me “Ende”, me tekst të Endrit Mumajesit. Për muzikën, Wendi u kujdes vetë.

13. Renis Gjoka – Loja

“Loja” është kënga e Renisit, i cili nuk merr pjesë për herë të parë në Festivalin e Këngës. Muzika u realizua nga Renisi, ndërsa teksti nga Ilir Krasniqi.

14. Gena – Shqiponja e lirë

Gena prezantohet me një këngë dedikuar shqiponjave, pra popullit shqiptar. Teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa muzika nga Gena.

15. Kamela Islamaj – Më ngjyros

“Më ngjyros ti shpirtin nëse zgjohem” thotë Kamela në një pjesë të këngës, teksti i të cilës është shkruar nga Megi Hasani.

16. Era Rusi – Eja merre

Era Rusi prezantohet me një kompozim të Darko Dimitrov. “Eja merre”, ndryshe nga pjesa më e madhe e këngëve që janë baladë, vjen ritmike.

17. Eli Fara & Stresi – Bohem

18. Devis Xherahu – Bisedoj me serenatën

19. Bojken Lako – Malaseen

Bojken prezantohet me një prodhim të vetin, nga teksti te muzika.

20. Arilena Ara – Shaj

Arilena iu drejtua sërish kompozitorit Darko Dimitrov, i cili bashkëpunoi me Lazar Cvetkovski. Teksti u shkrua nga Lindon Berisha.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz