E martë, 4 Gusht, 2020

Shqiptarët shpenzojnë më shumë para për alkol sesa për dije dhe kulturë, Ja qyteti më pijedashës

Duhet të lexoni

MSH: Rriten ndjeshëm rastet e reja me Covid, 25 të infektuar në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar së fundmi se në 24 orët e fundit janë testuar 173 qytetarë të dyshuar...

Paralajmëron shkenctarja kineze nga Wuhan: Do të ketë shpërthime të tjera virusesh!

Një shkenctare kineze e cila pak muaj më parë jehoi në të gjithë botën, paralajmëron se koronavirusi është vetëm...

COVID-19 drejt largimit nga Italia, 92 viktima në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 92 viktima e 300 raste pozitive më shumë. Numri i pacientëve...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Shqiptarët historikisht  kanë pasur një lidhje shumë të ngushtë me rakinë. Ajo është një ndër pijet më të dashura që mund ta gjeni pothuajse në shtëpinë e gjithsecilit.  60% e shqiptarëve pinë rregullisht alkool. Statistikat e Instat konfirmojnë traditën e një raporti të ngushtë mes meshkujve dhe gotës në Shqipëri. Studimi i fundit demografik dhe shëndetësor ka treguar se konsumi i rregullt i alkoolit gjatë 12 muajve të vitit është veçanërisht i theksuar në Qarkun e Fierit, me 88% dhe atë të Beratit, me 87%.

Në përgjithësi, duket se lidhja e meshkujve me alkoolin është më e fortë në qarqet e Shqipërisë se Mesme dhe të Jugut, ndërsa në Shqipërinë e Veriut konsumi i pijeve alkoolike është mesatarisht më i ulët. Qarku ku burrat pinë më pak alkool është Dibra, me 28%, i ndjekur nga Kukësi me 39% dhe Shkodra me rreth 45%. Ndërkohë që konsumi i alkoolit në shkallë të lartë mes meshkujve nuk përbën surprizë, pija po josh në masë të konsiderueshme edhe femrat. Sipas Instat, në Shqipëri pinë alkool gjatë 12 muajve të vitit 28% e femrave. Edhe mes femrave, qarku  i  Beratit ka shkallën më të lartë të konsumit të alkoolit, me 44%, e ndjekur nga Tirana me rreth 41% dhe Vlora me afërsisht 37%. Mbështetur në anketën e konsumit të familjeve për vitin e kaluar, çdo familje shqiptare shpenzon mesatarisht rreth 2600 lekë në muaj për alkool dhe duhan. Kjo përbën 3.5% të buxhetit mesatar familjar në vendin tonë.Megjithëse kjo vlerë mund të duket relativisht e ulët, sërish familjet shqiptare shpenzojnë për alkool dhe duhan më shumë para nga sa shpenzojnë për arsim apo për argëtim dhe kulturë.

M.K

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Ju nuk duhet ta adhuroni dhe ta urreni Albin Kurtin, ma shumë se një njeri të ditur dhe adekuat për institucionet e Kosovës!?

Shkruan: Refiqe Hamiti Zoti fal mëkatet e të gjithëve por njeriu i sotëm e ka vështir të kuptojë se kur...

Ja cila është temperatura ideale për kondicionerin gjatë verës

Temperatura e kondicionerit në shtëpi gjatë verës duhet të jetë e tillë që në ambientet e brendshme të jetë rreth 10 gradë më poshtë...

Ndërron jetë si pasojë e Covid mjeku i njohur i Tropojës

Burime për mediat bëjnë me dije se mjeku i njohur, Anibal Byberaj ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës nga Covid-19. Pneumologu ishte paraqitur një ditë...

Urimi i veçantë i Spiropalit për festën e Kurban Bajramit: Lutem për të sëmurët dhe familjarët e tyre

Besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në të gjithë botën kremtojnë sot Festën e Kurban Bajramit. Krahas figurave politike që kanë uruar besimtarët myslimanë në këtë...

Xhirojnë miliona euro produkte ushqimore dhe nuk njohin asnjë detaj të ligjit për ushqimin, ja ku gabojnë bizneset

Nga Marjon Gorica Siguria ushqimore është kthyer në kryefjalë të bisedave dhe debateve publike kohët e fundit, duke i kushtuar një vëmendje shumë më të...

Më shumë artikuj të ngjajshëm