FAIR PLAY DAY – LUAJ PA HILE! 

Me rastin e Dites Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut 10 Dhjetorit, Përtej Barrierave organizoi sot eventin permbylles te projektit FAIR PLAY-Creative Learning for Human Rights. 

“FAIR PLAY DAY”, u organizua në datën 10 Dhjetor 2019, ora 14:00 – 18:30 në Tirana International Hotel, Salla AKERNIA me pjesemarrjen e me shume se 220 te rinjve nga Tirana, Durresi, Fushe Kruja, Gramshi, dhe Maliqi e qytete te tjera, si dhe perfaqesues te organizatave te shoqerise civile, mesues dhe punonjes rinore. 

Ky aktivitet i vecante ne llojin e tij sjell për herë të parë në Shqipëri formatin e lojrave të tavolinës mbi të drejtat e njeriut. 4 lojra të ndryshme, të ideuara nga vetë të rinjtë, me qëllim njohjen, ndërgjegjësimin dhe mësimin mbi të drejtat e njeriut dhe të fëmijëve, u prezantuan në eventin e sotem me nje pjesemarrje dhe kuriozitet te madh nga te rinjte. 

Znj. Ana Mullanji – Drejtoreshë e Përtej Barrierave tha se te rinjte duhet te jene arkitekte te jetes se tyre, duhet ti njohin, ti mbrojne e promovojne te drejtat e njeriut dhe te luftojne per permbushjen e tyre. 

Znj. Etleva Paplekaj – Menaxhere e projektit në Ëorld Vision theksoi se ky projekt, si pjese e skemes se nën-grantuar nga organizatat Ëord Vision dhe SEEYN në kuadër të Thirrjes “Të Rinjtë për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri”, synon ne teresi te nxise pjesemarrjen e te rinjve, dhe fakti qe salla eshte mbushur plot me te rinj tregon sukses dhe interes te et rinjve per te qene pjesemarres. 

Znj. Rovena Arra – Mësuese/Shkolla Shote Galica- Fushë Krujë foli mbi procesin e perfshirjes se nxenesve ne project dhe rendesine qe rojekte te tilla kane ne edukimin e te rinjve. Ajo theksoi se te rinjte e perfshire ne krijimin e lojrave kane perfituar me se shumti duke mesuar perms kreativitetit dhe sot ndjehen te lumtur qe produktet e tyre, lojrat, jane gati per tu perdorur nga quindra te rinj te tjere. 

Me pas Kordinatorja e projektit ne Pertej Barrierave znj Antonela Tomco beri nje prezantim te shkurter te projektit 9 mujor duke theksuar te gjithe hapat dhe eventet e ndjekur per te arritur ne prodhimin e 4 lojrave si dhe duke i dhene nje rendesi te vecante perfshirjes dhe motivimit te 28 te rinjve pjesemarres. 

Ajo i ftoi te gjithe te rinjte te luajne lojerat e shperndara ne salle ne sejcilen tavoline. 

Keto lojera jane: 

1.Te drejtat ne qytetin tim 

2. Rrethi i te drejtave 

3. Kalo barrieren 

4. Pozicionohu

dhe jane 

> krijuar nga 28 të rinj nga Durrësi, Gramshi, Fushë Kruja, Maliqi dhe Tirana; 

> testuar nga 366 të rinj nga të pesë qytetet; riparë nga ekspertë të fushës

> dhe tashmë në proces regjistrimi nën markën “Mëso Përmes Lojës” , 

>u prezantuan dhe luajnen sot mes 220 pjesemarresve te aktivitetit ne nje salle te mbushur plot me te rinje kurioze per te mesuar me shume mbi te drejtat e tyre, por kete here ne nje format ndryshe, ne ate te lojrave edukative te tavolines. 

Prej ores 15:10 deri ne 18:00 te rinjte pjesemarres paten mundesine te luajne 4 lojrat e ndryshme, duke mesuar mbi te drejtat e tyre permes edukimit kreativ sic jane lojrat e tavolines! 

FALENDERIM

Stafi i Pertej Barrierave deshiron te falenderoje shume te gjithe Drejtorite e Shkollave perkatese per bashkepunimin dhe besimin, mesueset e 5 shkollave qe kane ndjekur nxenesit gjate trajnimeve dhe testimit te lojrave, si dhe vete nxenesit dhe aktivistet e perfshire, ideatoret dhe krijuesit e ketij projekti. 

COPYRIGHT

Njekohesisht, per te siguruar nje cilesi ne edukim dhe per te sjell risi ne kete aspect Pertej Barrierave ka filluar tashme procesin e regjistrimit te lojrave nen marken “Meso Permes Lojes”, duke shpresuar qe ne nje te ardhme te afert te mund ti shtojme markes dhe produkte te tjera te ngjashme mbi tematika te tjera. 

*****

Shkollat pjesemarrese ne projekt ishin: 

Gjimnazi “Shote Galica” Fushë-Krujë – Zyrtare

Gjimnazi Skenderbeu- Maliq 

Shkolla e mesme Dom Nikolle Kacorri- Durres 

Shkolla e Mesme e Bashkuar Afes Berbiu – Kodoviat (Gramsh)

dhe vullnetare e aktiviste te Pertej Barrierave nga shkollat:

Gjimnazi Petro Nini

Gjimnazi “Sami Frashëri” Tiranë

Neë York High School 

Gjimnazi “Asim Vokshi” – Tiranë

Gjimnazi “Ibrahim Rugova”

etj. 

***********************

Çfarë është ky projekt?

“Fair Play – Creative learning for human rights” është një projekt 9- mujor i nën-grantuar nga organizatat Ëord Vision dhe SEEYN në kuadër të Thirrjes “Të Rinjtë për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri”. Projekti është i fokusuar në lojrat e tavolinës (Board games) si një mjet kreativ, inovativ dhe edukativ për promovimin e të drejtave të njeriut mes të rinjve në Shqipëri. Ky projekt sjell elementin e lojës në edukim dhe edukimit jo-formal si qasje frytdhënëse në të nxënit të të rinjve. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është “ngritja e ndërgjegjësimit të të rinjve dhe palëve të intersuara për rëndësinë e trajtimit të çështjes së të drejtave të njeriut nëpërmjet qasjeve inovative, duke kontribuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe kohezionit shoqëror”.

Fotot e aktivitetit I gjeni e kete link https://www.facebook.com/pg/PertejBarrierave/photos/?tab=album&album_id=1180601518803399

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz