Kejvina Kthella ka lënë pas momentet e vështira dhe i ka shkuar për vizitë mikes së saj, Rudina Dembacaj.

Edhe pse mëngjesin e sotëm Kejvina ishte në spital, ajo ka gjetur kohën që të relaksoj pak veten.

Në një postim të instastory Kejvina shihet te restoranti  “Cormeum” që ka hapur aktorja e njohur.

Vendi im i ëndrrave,”- shkruan Kthella krahas fotos, pa zbuluar se nën shoqërinë e kujt ndodhet në këtë vend.

Vizita e Kejvinës mund të ketë qenë për të parë nga afër edhe mikën e saj, Rudinën, e cila ndoshta po kalon një periudhë stresante, mes divorcit me ish-bashkëshortin dhe ndalimit nga policia, lajm i publikuar një ditë më parë.

Për modelen nuk janë aspak problem vizitat në vende luksoze, pasi ka deklaruar që shpenzon 200 mjië lekë në ditë.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz